TË DHËNA TË PËRGJITHSHME
Bashkia e Vau-Dejës bën pjesë në Qarkun e Shkodrës, me distancë 20 km nga Shkodra, 92 km nga Tirana dhe 81 km nga Aeroporti i Rinasit. Ajo ka një sipërfaqe prej 468 km² ku 10 465 ha janë tokë bujqesore. Bashkia e Vau-Dejës kufizohet në veri dhe në perëndim me Bashkinë e Shkodrës, në lindje me Bashkinë Fushë-Arrëz ndërsa në jug me Bashkitë Pukë dhe Lezhë.
Ajo përbëhet nga 6 njësi administrative me një popullsi prej 50 130 banorë, përkatësisht: Vau-Dejës me 13 035 banorë, Bushat me 24 200 banorë, Vig-Mnelë me 2 177 banorë,Hajmel me 6 300 banorë, Temal me 2 520 banorë dhe Shllak me 1 899 banorë.
Bashkia e re ka nën administrimin e saj qytetin e Vaut te Dejës, 47 fshatra dhe zgjerohet në 5 njësi administrative.
Aktivititeti kryesor ekonomik është bazuar në bujqësi dhe blegtori, biznesi i vogel dhe shërbimet.
Vau-Dejës gjithashtu ka një zhvillim në sektorin e prodhimit te energjisë ,me hidrocentralin e Vaut të Dejës, të Komanit, me HEC-et Ashta 1 dhe Ashta 2 .
Ne Bashkine e Vau te Dejës ndodhet dhe Landfilli rajonal I Bushatit ,si pikë grumbulimi dhe përpunimi I mbetjeve për rajonin Shkodër-Lezhë.
E veçantë për këtë bashki është ekzistenca e sipërfaqeve të konsiderueshme ujore, qe perben nje pasuri natyrore të vlerfshme për zonën,ku dominon liqeni i Vaut të Dejës, lumi Drin dhe lumi Gjadër.
Zhvillimi i turizmit natyror gjithashtu është një mundësi e rritjes ekonomike të kësaj zone, pasi në liqenin e Vaut të Dejës gjenden kështjellat “Shurdhah”, “Sarda”, “Dalmicë”, “Danja”, “Kalaja e Vigut”, Qendra Muzeale “Ndre Mjeda”, objektet fetare , kisha e “Shen Markut”, “Shen Kollit”, e “Shen Rrokut” si dhe xhamia e Bushatit, xhamia e Kosmacit dhe ajo e Melgushes, ndër më të vjetrat në Ballkan të cilat ende sot mbartin vlera historike dhe arkeologjike. Liqeni i Vaut të Dejës mund të kthehet gjithashtu në një burim të rëndësishëm turistik, në rast se rikthehet transporti për qëllime turistike nga Vau i Dejës deri në Koman.
PROFILI I BASHKISË
Bashkia e Vaut të Dejës zgjerohet me 6 njësi administrative , të cilat merren kryesisht me bujqësi, ndërsa zona ka resurse të konsiderueshme ujore. Në të ndodhet hidrocentrali i Vaut të Dejës,Koman si dhe HEC-et Ashta 1 dhe Ashta 2, të ndërtuara me konçesion privat gjatë viteve të fundit.
Njësia Administrative Bushat, është një zonë e njohur për prodhimet bujqësore dhe ka një aktivitet jo të vogël në eksportin e zarzavateve. Njësitë administrative Shllak dhe Temal ndikohen nga përmbytjet e shkaktuara nga fryrjet e ujera
ve te liqenit Vau Dejes , çka ndikon në reduktimin e prodhimit bujqësor.
Para viteve 90, shumica e banorëve në Vaun e Dejës punonin në hidrocentral, në fabrikën e bakrit si dhe në kooperativa bujqësore. Ndërkohë që zhvillimi ekonomik aktual mbështetet kryesisht në bizneset e vogla të shërbimit, të cilat janë të pozicionuara kryesisht në qytetin Vau e Dejës.
E veçantë për këtë bashki është ekzistenca e sipërfaqeve të konsiderueshme ujore, ku dominon liqeni i Hidrocentralit të Vaut të Dejës, lumi Drin që vazhdon në shtratin e tij të vjetër që nga pengesa e digës së Hidrocentralit si dhe lumi Gjadër që shkëputet nga lumi i parë, rreth 1 km në juglindje të qytetit të Vaut të Dejës. Pasuria e madhe ujore e bën gjithashtu zonën të prekur nga përmbytjet. Zhvillimi i turizmit natyror është një mundësi e rritjes ekonomike të kësaj zone, pasi në liqenin e Vaut të Dejës gjenden kështjella dhe kisha ndër më të vjetrat në Ballkan, të cilat ende sot mbartin vlera historike dhe arkeologjike. Liqeni i Vaut të Dejës mund të kthehet gjithashtu në një burim të rëndësishëm turistik, në rast se rikthehet transporti për qëllime turistike nga Vau i Dejës deri në Koman.