Qendra Kulturore e Fëmijëve
Historiku i Qendrës Kulturore të Fëmijëve, Vau Dejës
Ky objekt është ndërtuar rreth viteve 1968 – 1970, nga Ndërmarrja e H\C Vau Dejës dhe ka funksionuar si “Shtëpi Kulture” për shfaqje artistike, mbledhje, takime, shfaqje filmash etj. Deri në vitin 1974 është administruar nga Ndërmarrja e Hidrocentralit Vau Dejës, nga viti ‘74 deri në vitin ‘91 është administruar nga Kooperativa Bujqësore e Bashkuar Mjedë, si Shtëpi Kulture dhe si kinema, për të gjithë zonën e Vau Dejësit. Kishte një staf prej 5 personash dhe 25 punonjës Vatrash Kulture nëpër fshatrat e zonës të cilët vareshin nga kjo Qënder Kulturore (atëherë Shtëpi Kulture) Loro Kovaçi, me përgjegjës Gjovalin Gjonin.
Rreth viteve 1994—1995 është rikonstruktuar pjesërisht nga ish Komuna Vau Dejës. Nga viti 1997 (e disa vjet më vonë) u ndërpre funksionimi nga trazirat dhe më pas rinisi funksionin deri në vitin 2002 dhe ka funksionuar si Shtëpi Kulture nën administrimin e Komunës Vau Dejës (e më vonë Bashkisë Vau Dejës), rrallëherë për aktivitete dhe takime të tjera.Këto vite deri në 2005-ën nuk ka pasur funksion të rregullt pasi ishte pa punonjës kulture.
Nga 1 marsi i vitit 2005 e deri tani ka funksion të plotë si Qënder Kulturore. Në vitin 2006 është rikonstruktuar pothuajse tërësisht nga Banka Gjermane K.F.V. dhe bashkia Vau Dejës, e në vazhdim ka shërbyer për shfaqje, kocerte, festival, takime e të tjera nevoja, me gjallëri çdo ditë në rritje me aktivitete kulturore, gjithnjë nën administrimin e bashkisë Vau Dejës. Që nga dhjetori i vitit 2014 është emëruar Qëndra Kulturore “Gjin Shkoza”.