Në kuadër të Programit të Përbashkët te OKB-së “Askush të mos mbetet pas/Leave no one behind” (LNB2), të mbështetur nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim/SDC, Bashkia Vau i Dejes po mbeshtetet me projektin “Ofrimi i Shërbimeve të Integruara Sociale dhe Shëndetësore për Fëmijët me Aftësi të Kufizuar” Ky projekt ka si qellim të përmirësojmë mirëqënien dhe integritetin e Fëmijëve me Aftësi të Kufizuar, nëpërmjet ofrimit të Shërbimeve të Integruara Sociale dhe Shëndetësore në banesë.
Ofrimi i këtij shërbimi në banesë vjen si shkak i dhënies së mundësisë për gjithpërfshirje duke ul rrezikun e mos marrjes se shërbimit për shkak të pamundësis së familjes për të levizur nga mungesa e transportit apo kushteve të veshtira social ekonomike.

Ditën e 6 Majit, në festën e luleve, njësia administrative Bushat organizon panairin “Agro Trade” që është bërë tashmë një traditë e përvitshme ku mblidhen të gjithë prodhuesit dhe bizneset lokale për të ekspozuar produktet e tyre.

Ditën e 6 Majit, në festën e luleve, njësia administrative Bushat organizon panairin “Agro Trade” që është bërë tashmë një traditë e përvitshme ku mblidhen të gjithë prodhuesit dhe bizneset lokale për të ekspozuar produktet e tyre. Duke shfrytëzuar ekperiencën...

read more

Dita Ndërkombëtare e Pyjeve

Me  21 Mars 1017, Ditën Ndërkombëtare të Pyjeve, Drejtoria e Arsimit, Kulturës, Turizmit, Shëndetësisë dhe Sportit në bashkëpunim me Drejtorinë e Manaxhimit të Pyjeve dhe Kullotave, organizuan mbjelljen e disa fidanëve "bli", në shkollën e mesme "Nënë Tereza" dhe...

read more

Dita Ndërkombëtare e Fëmijeve me Sindormën Down

Më 21 mars, Ditën Nderkombërare të Fëmijëve me Sindromën Dawn, bashkia Vau Dejës hap dyert për këta fëmijë! Në këtë takim ose "ne këtë ditë ndryshe" , morën pjesë fëmijët sëbashku me prindërit e tyre, Qendra Ditore e Fëmijëve në Vau Dejës, përfaqësues të projektit "Të...

read more

 Tetori – Muaj i Luftes Kunder Trafikimit te Qenieve Njerzore!

 

“Po sikur të më ndodhë mua?!”

Në vazhdën e një sërë aktivitetesh ndërgjegjësuese që po realizohen gjatë muajit antitrafikim zhvilluam punëtorinë me temë: “Po sikur të më ndodhë mua?!” me pjesëmarrjen e 25 të rinjve të Gjimnazit “Mons.Luçjan Augustini” Vau Dejës.

Me mbështetjen te organizates Gruaja tek Gruaja, Shkoder informuam të rinjtë mbi metodat e rekrutimit, dhe informuam ata si duhet te mbrohen nga trafikantët potencialë. Në vijim të angazhimit të të rinjve një fokus të vecantë të takimit mori edhe njohja e situatave potencialisht të rrezikshme për fëmijët, të cilët lehtësisht mund të bien pre e trafikantëve.

Nën mentorimin e “Gruaja tek Gruaja” si dhe specialistit të Njësisë së Mbrojtjes së Fëmijëve, pranë Bashkisë Vau Dejës, të rinjtë u inkurajuan të diskutonin mbi trafikimin e fëmijëve, duke u nxitur edhe nga histori reale të rastit trafikimit të fëmijëve si dhe duke shprehur artistikisht mesazhe kundër trafikimit të personave.

 Tetori – Muaj i Luftes Kunder Trafikimit te Qenieve Njerzore!

 

‘Behu Zeri Im Ne Cdo Moment Te Jetes’

A është trafikimi i personave fenomen shqetësues për komunitetin tonë?

Sëbashku me nxënës dhe prindër të shkollës 9 vjeçare “Mark Çuni”, Bushat, adresuam këtë formë të krimit të organizuar përmes informacionit, nxitjes së debatit dhe krijimtarisë artistike me pjesëmarrjen e aktorëve lokal, partnerëve dhe bashkëpunëtorëve në Bashkinë Vau Dejës.

Nën kujdesin e sektorit te sherbmit Social Bashkia Vau Dejes,nen mbeshtetjen e organizates   “Gruaja tek Gruaja”, Psikologut të shkollës dhe në një bashkëpunim me shkollën 9 – vjecare “Mark Cuni”, takimi u fokusua mbi problematikat dhe sfidat e përditshme në identifikimin dhe referimin e rasteve të trafikimit.

Të rinjtë e kësaj shkolle kontribuan duke dramatizuar dhe inskenuar një lojë teatrale që subjekt të saj kishte trafikimin e qënieve njerëzore si dhe prezantuan punimet e realizuara në pikturë mbi perceptimin e tyre për fenomenin e trafikimit.

Krahas kësaj psikologu i shkollës shfaqi për të pranishmit një film me metrazh të shkurtër duke nxitur tek të rinjtë diskutime si dhe njëherazi duke dhënë informacion mbi shërbimet që ofrohen për gra e vajza, viktima të trafikimit.

 

 

 

TETORI ROZË

 

Bashkia Vau Dejës në bashkpunim me Njësine Vendore të Kujdesit Shendetësor Shkoder dhe Organizatës Qendra e Gruas “Hapat e Lehte” u zhvillua takimi informues dhe sensibilizues, me vajza dhe gra të Bashkise Vau Dejës, mbi rëndesine që ka diagnostikimi dhe depistimi i hershem i kancerit të gjirit.