Bashkia dhe Shoqeria Civile
Në territorin e Bashkisë Vau-Dejës ekzistojnë dy organizata jofitimprurwse:
- Shoqata Rreze shprese me presidente Alma Prendi
- Shoqata Caritas Dioqezan me qendër në Qytetin Vau-Dejës me drejtor Nikolin Lekaj.
- Shoqata Rreze Shprese ka si qellim kryesor përmirësimin e shërbimeve me bazë komunitare për personat me aftësi ndryshe kryesisht dhe e ushtron fushen e veprimit tek veprimtaritë Social Edukative që nxisin frymën e solidaritetit njerëzor në shërbim të komunitetit me fokus të veçanta fëmijet autike.
- Jep mbështetje për projektet e shërbimit shoqëror për personat me autizëm, sipas standardeve të monitoruara nga RREZE SHPRESE.
- Kryen shërbime këshillimore për prindërit, për aplikimin dhe vlerësimin e arritjeve rehabilituese dhe të kryerjes së shërbimeve të vetëkujdesjes dhe integrimit.
- Përhap përvojen në nivel bashkie dhe me gjerë për shërbimet me bazë komunitare sipas modelit të standardeve të miratuara.
- Bën vlerësimin e nevojave të personave me autizëm,i hedh ato në database dhe i vë në dispozicion të Bashkisë sa herë që është nevoja.
- Bashkëpunon me organet në nivel vendor edhe në arsim për rritje kapacitetesh dhe burimesh.
Caritas Dioqezan bashkëpunon me famullitë dhe entet rregulltare për :
- Identifikimin, verifikimin dhe zgjedhjen e prioriteteve të nevojave në dioqezë.
- Ndihmon, zbaton projekte, zhvillon veprimtari të ndryshme në bashkëpunim me famullitë dhe misionet katolike të dioqezës
- Bashkëpunon ngushtë me Caritas Shqiptar.
- Bashkëpunon me Caritase si motra të vendeve të ndryshme, me shoqata, ente vendase e të huaja si dhe me organizma shtetëror e privat.
- Promovimi i dashurisë së krishterë;
- Ofrimi i veprave të bamirësisë në komunitet pa asnjë dallim feje apo etnije;
- Garantimi i destinacionit te fondeve;
- Zbaton normat e Kishës Katolike dhe udhëzimet e Arqipeshkvit;
Respekton ligjet në fuqi të shtetit shqiptar
3. Nismat advokuese, lobuese dhe monitoruese nga shoqëria civile
Deri ne këto momente nuk kemi ndonje informacion për nisma advokatuese, lobuese dhe monitoruese.