Strukturat Komunitare
Të dhënat për strukturat komunitare në fshat:
Në Bashkinë tonë janë krijuar strukturat komunitare në fshat dhe në Qytet.Çdo fshat drejtohet nga kryetari i fshatit dhe kryesia. Kryesia e fshatit është organi këshillimor i kryetarit.Anëtarët e kryesisë së fshatit janë zgjidhur me mbledhje në çdo fshat kanë marrë pjesë ma shumë se gjysma e banorëve me të drejte vote.Përbërja e kryesisë së fshatit ka respektuar ligjin për barazinë gjinore pasi në radhët e kryesisë së fshtrave ka shumë gra të përfshira.Mënyra dhe rregullat e votimit janë të përcaktuara nga Këshilli Bashkiak.në bazë të nurmit të banorëve të fshatit janë përcaktuar numri i anëtarëve të kryesisë së çdo fshati.
Zgjedhjet e kryesisë së fshatit janë bërë në Gusht 2019 menjëherë pas zgjedhjeve të keshillit bashkiak.
Kryetari dhe kryesia e fshatit kryejnë dhe mbështesin funksionet vetëqeverisëse të bashkisë në fshatin e tyre si dhe kujdesen për zhvillim ekonomik vendor, përdorimin e burimeve të përbashkëta dhe sigurimin e harmonisë sociale.
Bazuar në vendimin e Kryetarit të bashkisë , kryestari ose kryesia e fshatit mund të kryeje detyrat si më poshtë:
- Kujdesjen për parandalimin e ndërhyrjeve të paligjshme në rrjetin e furnizimit me ujë të pijshëm dhe kanalizimeve të ujërave të bardha dhe ujërave të ndotura, të kanaleve mbrojtëse të zonave të banuara, si dhe rrjetit të kanaleve tretësore të ujitjes dhe kullimit.
- Kujdesjen për parandalimin e ndërhyrjeve të paligjshme dhe çdo lloj dëmtimi të rrugëve,trotuarëve dhe shesheve publike në fshat.
- Administrimin e varrezave të fshatit
- Kujdesjen për ruajtjen e pyjeve dhe kullotave , si dhe të burimeve natyrore.
Detyrat më të hollësishme të tyre janë përcaktuar në rregulloren e funksionimit të Këshillirt Bashkiak.Kryetarët e fshatit ose qytetit janë të pajisur me vulë dhe kanë autoritetin të lëshojnë vertetime pqër fakte e të dhëna për banorët në territorin e fshatit të tij, për të cilat ai është në dijeni , sa herë që kjo kërkohet nga bashkia , nga vetë banorët ose nga çdo institucion tjetër në përputhje me ligjin.Urdhëresat, vendimet dhe urdhrat e organeve të zgjedhura të bashkise janë të detyrueshme për tu zbatuar nga kryetari dhe kryesia e fshatit.
Rregullore për organizimin dhe funksionimin për funksioniomin e këshillave komunitare.
- Në Qytetin Vau-Dejës në bazë të inciativës qytetare janë ngritur dhe funksionojnë këshillat komunitarë të lagjeve.Këshillat përbëhen nga banorë të lagjes dhe janë organizuar mbi baza vullnetare.
- Këshilli bashkiak ka përcaktuar rregullat e përgjithshme të organizimit dhe funksionimit të këshillave komunitare të lagjeve dhe marrëdhëniet që ato kanë me bashkinë dhe me strukturën e saj.
- Këshilli komunitar mbështesin funksionet qeverisëse të bashkisë në lagjen apo qytetin e tyre dhe mund të zbatojnë projekte në dobi dhe përfitim të komunitetit.
- Këshillat komunitarë , në bazë të vendimeve të këshillit bashkiake, kanë të drejtë të kryejnë funsione dhe kompetenca të caktuara që mund tu delegohen nga këshilli.
- Këshillat komunitare mund të shpërblehen për punën që kryejnë , sipas kritereve të përcaktuara nga këshilli bashkiak , në përputhje me legjislacionin në fuqi.
- Detyrat më të hollësishme të tyre janë përcaktuar në rregulloren e këshillit bashkiak.