Projekt vendimet e mbledhjes së Këshillit Bashkiak Vau Dejës me datë 28.08.2024

1.Projekt vendim për ndryshimin e Vkb nr.46 datë 13.06.2023, mbi zgjedhjen e zëvëndës kryetarit të Këshillit Bashkiak Vau Dejës.

2.Projekt vendim për ndryshimin e Vkb nr.69 datë 28.09.2023, për ngritjen e komisioneve të Këshillit Bashkaik Vau Dejës.

3.Projekt vendim mbi dhënien e ndihmës ekonomike nga fondi i kushtëzuar për muajin Korrik 2024.

4.Projekt vendim për dhënie pëlqimi në parim, për dhënien në përdorim me anë të konkurimit , me afat deri në 10 vjet, të sipërfaqes prej 1 ha pjesë e pasurisë nr.22, Zk nr. 1100, e llojit “Kullotë”, në fshatin Barbullush, pronë e  Bashkisë Vau Dejës për mbarështimin e faunës së egër dhe gjahut

5.Projekt vendim për dhënien në përdorim me afat deri në 9 (nëntë) vjet të sipërfaqes pyjore prej   0.1732 ha, “Për qëllime shëndetësore,shoqërore, turistike, sportive, kulturore, pushimi dhe argëtimi (kampingje, kënde lojërash, mjedise sportive, shplodhëse, kulturore, etj) dhe 0.04 km rrugë për tu lidhur me siperfaqen që do të jepet në përdorim në ekonominë pyjore Koman Karmë.

6.Projekt vendim për dhënien me qira të fondit pyjor me afat neri 9 (nëntë) vjet të sopërfaqes pyjore prej 1.95 ha “Për mbarështimin e florës së egër dhe kultivimin e bimëve të ndryshme” në ekonominë pyjore Gomsiqe.

7.Projekt vendim për dhënie titulli “Qytetar Nderi” i Bashkisë Vau Dejës Z.Dom Nikson Shabani.

8.Projekt vendim mbi dhënien e ndihmës financiare të menjëhershme familjes së shtetasit Rrok Pjeter Rrotani, i dëmtuar nga zjarri me datë 21.07.2024, banor i Bashkisë Vau Dejës.

9.Të ndryshme