Bashkia dhe Shoqeria Civile

Në territorin e Bashkisë Vau-Dejës ekzistojnë dy organizata jofitimprurwse:

 

  1. Shoqata Rreze shprese me presidente Alma Prendi
  2. Shoqata Caritas Dioqezan me qendër në Qytetin Vau-Dejës me drejtor Nikolin Lekaj.
  • Shoqata Rreze Shprese ka si qellim kryesor përmirësimin e shërbimeve me bazë komunitare për personat me aftësi ndryshe kryesisht dhe e ushtron fushen e veprimit tek veprimtaritë Social Edukative që nxisin frymën e solidaritetit njerëzor në shërbim të komunitetit me fokus të veçanta fëmijet autike.
  • Jep mbështetje për projektet e shërbimit shoqëror për personat me autizëm, sipas standardeve të monitoruara nga RREZE SHPRESE.
  • Kryen shërbime këshillimore për prindërit, për aplikimin dhe vlerësimin e arritjeve rehabilituese dhe të kryerjes së shërbimeve të vetëkujdesjes dhe integrimit.
  • Përhap përvojen në nivel bashkie dhe me gjerë për shërbimet me bazë komunitare sipas modelit të standardeve të miratuara.
  • Bën vlerësimin e nevojave të personave me autizëm,i hedh ato në database dhe i vë në dispozicion të Bashkisë sa herë që është nevoja.
  • Bashkëpunon me organet në nivel vendor edhe në arsim për rritje kapacitetesh dhe burimesh.

Caritas Dioqezan bashkëpunon me famullitë dhe entet rregulltare për :

  • Identifikimin, verifikimin dhe zgjedhjen e prioriteteve të nevojave në dioqezë.
  • Ndihmon, zbaton projekte, zhvillon veprimtari të ndryshme në bashkëpunim me  famullitë dhe misionet katolike të dioqezës
  • Bashkëpunon ngushtë me Caritas Shqiptar.
  • Bashkëpunon me Caritase si motra të vendeve të ndryshme, me shoqata, ente vendase e të huaja si dhe me organizma shtetëror e privat.
  • Promovimi i dashurisë së krishterë;
  • Ofrimi i veprave të bamirësisë   në komunitet pa asnjë dallim feje apo etnije;
  • Garantimi i  destinacionit  te fondeve;
  • Zbaton normat e Kishës Katolike dhe udhëzimet e Arqipeshkvit;

Respekton ligjet në fuqi të shtetit shqiptar

          3. Nismat advokuese, lobuese dhe monitoruese nga shoqëria civile

 

Deri ne këto momente nuk kemi ndonje informacion për nisma advokatuese, lobuese dhe monitoruese.