Në kuadër të Javës Evropiane të Demokracisë Lokale,Njësia e Integrimit Evropian në Bashkinë Vau Dejës, së bashku me nxënësit dhe mësuesit e shkollës 9-vjeçare “Gjon Ndoci” dhe gjimnazi “Nënë Tereza” Bushat organizuan aktivitetin me temë “Ditë e hapur në Bashki”.
Në pjesën e parë të takimit,të rinjtë u prezantuan me disa nga zyrat e bashkisë si:
- Zyra e Administratorit te Njesise Administrative
- Z1N
- Zyra e Taksave
- Zyra e Gjendjes Civile
- Zyra e Sherbimit Social dhe PAK
Takimi me kryetarin e këshillit bashkiak,z.Ervis Shimaj ,informoi të rinjtë për funksionet e tij,anëtarët e keshillit ,mbledhjet dhe vendimmarrjet ne funksion të komunitetit.
Në këtë aktivitet mori pjesë edhe Kryetari i Bashkisë Vau Dejës, z. Kristian Shkreli,duke falenderuar të rinjtë për pjesëmarrjen dhe duke u njohur me kërkesat e të rinjve për të krijuar nje urë komunikimi mes bashkise dhe shkollave.
Takimi me kryetarin e bashkisë inkurajoi të rinjtë për një bashkëbisedim konstruktiv dhe frytdhënës në lidhje me problematikat që hasin në përditshmëri,nevojat që kanë në mjediset e shkollave.
Duke falenderuar për gadishmërinë dhe suportin që morëm nga drejtoria dhe stafi i mësuesve,jemi besimplotë që së bashku do të realizojmë edhe shumë aktivitete të tjera që promovojnë përfshirjen e të rinjve.
Bashkia Vau Dejës është një bashki e hapur për të gjithë!