Historia e Bashkisë
Historiku i zhvillimit të zonës
Qyteti Vau-Dejes ka qenë një qytet I vogël dhe shumë I lashtë me emrin <<Danja>> që I përket vitit 1127. Ekzistojnë troje të vjetra të kështjellës dhe kishës së Shën Markut ndër më të vjetrat në Ballkan,që sot kanë vlera arkeologjike për studime historike.
Vau i Dejës ka të bëjë me qytetin tashmë të zhdukur të Dejës. Deja (ose Danja) ka qenë qytet mesjetar shqiptar shumë i rëndësishëm me një histori vërtet interesante. Qyteti u ndërtua në shek.XI-XII në pikën ku del Drini nga malësitë. Zotëronte rrugën e karvanëve dhe vilte të ardhura të shumta nga doganat që paguheshin për kalimin e Vaut të Dejës. Nga fillimi i shekullit XIII qëndroi nën sundimin e feudalëve serbë. Këtu u fuqizua familja feudale e Zahariajve. Me formimin e principatës së Balshajve, Deja u bë pjesë e saj. Më 1396, Gjergji II Balsha ia kaloi qytetin Venedikut. Në vitet 1423-1443, Deja kaloi dy herë në dorë të osmanëve për tu çliruar në 1443 pas kryengritjes së përgjithshme antiosmane. Zotërimi i Dejës u bë shkak konflikti midis feudalëve N.Dukagjini dhe L.Zaharia në 1445. Pas vrasjes së këtij të fundit, qyteti iu ridorëzua nga e ëma e tij, Venedikut. Ishte pikërisht kërkesa e Skënderbeut që Venediku t’i dorëzonte Dejën që shkaktoi luftën mes tij dhe Venedikut. Skënderbeu e rrethoi në 1447-1448, por nuk e mori dot. Qyteti qëndroi nën Venedikun deri në 1479, kur e ripushtuan osmanët. Pas kësaj, ai nuk u rimëkëmb më. Sot mund të shihet ende Kalaja e Dejës, brenda së cilës janë gërmadhat e një kishe.
Në pjesën e poshtme të lugut te Shën Markut (ish vendodhja e stabilizimit të kinezëve) cdo vit ditën e Shën Markut me 25 prill bëhej një panair I madh ku merrnin pjesë e gjithë Zadrima dhe tregetarët e qytetit të Shkodrës të cilët tregtonin të gjitha llojet e mallrave qoftë bujqësore,blegtorale,si dhe vegla pune primitive të asaj kohe të cilat në të gjitha ditët e vitit nuk gjendeshin pas meshe,njerezit blinin tek ky panair.Kjo vazhdonte deri në orët e vona te datës 25 prill.
Ne cep te panairit ishte një ndërtesë e bërë nga inxhinieri Italian “Muci” I cili ishte përgjegjës I ndërtimit të rrugëve Lac-Pukë. Ai ndërtoi këtë shtëpi dy-katëshe për familjen e tij gjatë kohës së banimit të tij në Shqipëri e që më vonë shërbeu për popullin e Dejës si ambulancë,e më vonë spital po në Dejë.
Kjo është kalaja më e hershme ilire me prijës Leke Zaharine I cili ishte bashkëpunëtor me Gjergj Kastriotin me principata deri në kufi me Dukagjinin,Lezhe,Puke e Mirdite që përkojne edhe sot qendrës së fortë kundra turqëve dhe Venedikut.
Ketu është bërë lufta më e madhe ku është vrarë Lek Zaharia me venedikasit dhe shumë luftëtarë të kësaj zone,ku u derdh shumë gjak.
Lek Zaharia u varros ne Kishen e Shen Mrise ne Vau-Dejës ku është rindërtuar sot.
Gjithashtu ndodhet dhe ishulli I Shurllahut I cili është monument I kategorisë së parë dhe ka vlera historike dhe arkeologjike si dhe është zonë që ka prioritet për zhvillimin e turizmit.
Vendbanim I hershëm,vend thesaresh te medhenj,sidomos I shume kishave qe numerohen 365-Elter,ku cdo ditë do shihej meshë në Elter.
Zadrima e epërme bën pjesë në ultësiren perëndimore të Shqipërise dhe ka një pozitë mjaft të favorshme për zhvillimin ekonomik të saj. Përshkohet nga 2 lumenj,Drini dhe Gjadri të cilët në periudhën e dimrit sillnin dëmtime mjaft të mëdha.
Nëpërmjet grykave të këtyre lumenjve,fryn murlani një erë e fuqishme dhe e thatë e cila shkakton dëme të mëdha në bujqësi. Afërsia që ka me detin Adriatik bën që puhitë e detit te vijnë deri në këto vise.
Në Zadrimën e Epërme bën pjesë Hajmeli,Pistulli,Shelqeti,Kaca,Naraci,Mjeda e qyteti Vau-Dejës.
Për resurset që ka dhe pjellorinv e tokës u vu re edhe nga pushtuesit e huaj.
Si krahinë e rëndësishme e Shqipërise veriore del e pranishme në shumë relacione dhe dokumenta të hershme.
Nisin që në shekullin XII-XIII,kur Ana Komena përmend ndër të tjera,fushen e Zadrimës e veprimet luftarake të Romës së Bizantit. Ajo shënon <<Ajo eshte nje trevë me zhvillim bujqësor>>. Në një dokument te vitit 1402 shkruhet se kjo krahinë veriore është e pasur me drithëra duke konkuruar dhe Venedikun prandaj Venedikasit vendosen monopolet.
Kalaja e Sardes dhe e Danjës janë dy kala antike që I japin emër zonës tonë në arenën kombëtare dhe ndërkombëtare,kala të cilat u shkatërruan nga turqit.
Vau Dejës-I ishte një zonë strategjike për vetë faktin se kalonin rrugët antike për tu lidhur me Lindjen dhe Perëndimin. Nga Lisusi vinte rruga e vjeter romane nëpër Nenshat,Hajmel duke kaluar pastaj ne Laç e në Qafë të Gurit dhe nëpërmjet grykës së Gomsiqes kalonte në Pukë(Via Pucaea).
Vau Dejës është një qendër që daton në kohërat e hershme ilire dhe vërtetësia gjendet tek gjetja e shumë varrezave Ilire.
Nga Shkodra nëpërmjet lundrave primitive kalonin në stacionin doganor te Vau Dejësit në <<Castelin e Vigut>> për në Orosh e Naims.
Në udhëtimin që bën Prashniker(Arkeologu Austriak) thotë:
Rruga e parë që duhej të merrej për të shkuar në Vau Dejës (1916) ishte e veshtirë ,duke kaluar me lundër primitive dhe u gjendëm përballë një fshati të djegur nga Serbët(Mjeda). Vazhduam rrugën nga Laçi dhe pamë se në mes te Laçit e Naraçit kishte <<Tuma>> te cilët ishin 2 metra të larta me një perimetër 15-20 m.
Pra siç shihet zona e Vau-Dejësit njihej që në antikitet me një zhvillim ekonomik mjaft të madh.