QENDRA SOCIALE PËR TË MOSHUAR “BESA”
BARBULLUSH

Bashkia Vau-Dejës gjithmonë ka pasur në vëmëndjen e saj shtresat në nevojë dhe integrimin e tyre me politika të qarta dhe të mirëstudiuara. Vëmëndje e veçantë i është dhënë procesit të integrimit të të moshurve në jetën aktive duke e konsideruar këtë kategori si një pjesë e rëndësishme e shoqërisë sonë e cila meriton dita-ditës përkujdesje dhe shërbimet e duhura.
Një nismë konkrete në këtë fushë është ngritja e Banesës Sociale për të Moshuar “Besa” Barbullush, e cila është një qendër Multifunksionale ku ofrohen shërbime të përkujdesit komunitar dhe rezidencial për të moshuar. Kjo banesë është e vendosur në fshatin Barbullush të Bashkisë Vau-Dejës dhe administrohet nga Bashkia Vau-Dejës. Është liçensuar më datë 09.02.2015 nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik tregtisë dhe Sipërmarrjes dhe ofron shërbime të përkujdesit për të moshuar sipas standarteve të parashikuara me VKM Nr. 821, datë 06 .12.2006 për ”Standartet e Shërbimeve të Përkujdesit Shoqëror, për të Moshuarit në Qëndrat Rezidencuiale” dhe VKM Nr.823, datë 06 .12.2006 për “”Standartet e Shërbimeve të Përkujdesit Shoqëror, për të Moshuarit në Qëndrat Ditore”.
Qëllimi kryesor i qëndres sociale është t’ju garantojë personave në nevojë, të braktisurve, në situata disavantazhi për cdo lloj arsyeje ajo qoftë krijuar ose shkaktuar, një kontekst të jetës familjare në gjëndje që të mbështesi një proçes evolucioni pozitiv dhe maturimi nëpërmjet një organizimi që karakterizohet nga marrëdhënie të qëndrueshme efektivisht domëthënëse unike dhe të përsonalizuara.
Sot në Bashkinë Vau-Dejës numërohen rreth 416 të moshuar në vështirësi ekonomike dhe sociale. Nga të moshuarit në vështirësi kategoria e të moshuarve të vetmuar ,që jetojnë të braktisur, përbëjne një nga grupet më në nevojë për këto shërbime. Kjo qendër ka kapacitet për 25 përsona rezidenciale por që momentalisht trajton ofron shërbim rezidencial për 25 të moshuar dhe 25 të moshuar qe ju ofron shërbime ditore . Këtu të moshuarit kanë gjetur gjithë përkujdesjen me shërbimet e duhura dhe cilësore.
Kjo qendër ka një staf të kualifikuar të përberë nga 15 persona sipas strukturës miratuar me Vendim Nr.64, datë 30.12.2016 ku është parashikuar financimi i Qëndres nga të ardhurat e Bashkisë dhe bashkëpunimi me Ministrine e Rinisë dhe Mirëqënies Sociale dhe donatorë.

Shërbimet që ofrohen:
1. Strehim
2. Ushqim
3. Veshmbathje
4. Mbështetje psikologjike/ këshillim
5. Mbështetje sociale
6. Aktivitete kreative
7. Shërbime shëndetësore dhe trajnim mjekësor parandalues
8. Aktivitete sociale