Legjislacion udhëzues
Dokumentacioni i nevojshem për t`u paraqitur para Bashkisë Vau Dejes, për shërbime të ofruara për qytetarët nga Drejtoria Juridike, Aseteve dhe Prokurimeve
1. Aktet që duhet të paraqesin personat e interesuar për të aplikuar për zbatimin e vendimit të Këshillit të Ministrave me nr. 608 datë 05.09.2012 ”Për përcaktimin e procedurës së kalimit të pronësisë të pasurive të paluajtshme të ndërtuara deri me datë 10.08.1991 e të truallit funksional të tyre kur nuk posedohen akte të fitimit të pronësisë si dhe për regjistrimin e tyre”:
-
kërkesë dhe kopje të kartës së indentiteti së kërkuesit
-
vertetim nga ZVRPP Shkodër që pasuria nuk është e regjistruar në regjistrat publike të pasurive të paluajtshëm apo kur është e regjistruar mungon akti i fitimit të pronësisë
-
plan rilevim të pasurisë i përgatitur nga subjekt i licensuar për punime topografike
-
vertetim nga Z.V.R.P.P. Shkodër që për pasurinë nuk ka patur apo ka kërkesë për regjistrim nga ndonjë subjekt tjetër
-
dokument nga organet e pushtetit vendor/arkive/këshilli I rrethit që provon së ndërtimi është bërë para vitit 1991
-
çertifikatë e përbërjes familjare në datën 10.08.1991 dhe dëshmi trashëgimie në rastet kur njeri nga perfituesit ka vdekur
2. Aktet që duhet të paraqesin personat e interesuar për të aplikuar për zbatimin e vendimit të Këshillit të Ministrave me nr. 222 datë 05.09.2012 ”Për përcaktimin e procedurave të kryerjes së procesit të kalimit të tokës bujqësore të ish-ndërmarrjeve bujqësore në pronësi të përfituesve”:
-
kërkesën, sipas së cilës kërkojnë të pajisen me AMTP për tokën që e kanë marrë në përdorim nga komisionet e ndarjes së tokës
-
dokumentacionin kadastral, hipotekor, arkivor apo gjyqësor që provon pronësinë mbi tokën bujqësore apo rrënjët e ullinjve para reformës agrare dhe qenien e tyre si themelues të ish -kooperativës apo ish – ndërmarrjes bujqësore
-
planvendosjen (plan rilevim) e ngastrës/ave, që subjekti përdor për qëllime bujqësore, të përgatitur nga një subjekt i licencuar, ku të pasqyrohen sipërfaqja, kufijtë e saj dhe kufitarët
-
çertifikatën e trungut të familjes (përbërja e familjes) në momentin e dorëzimit të tokës bujqësore
-
çdo dokument tjetër provues dhe aktin e marrjes së tokës bujqësore në përdorim, nëse e disponojnë
3. Aktet që duhet të paraqesin personat e interesuar për të aplikuar për t`u paisur me vertetim të banimit:
-
Vertetimin e lëshuar nga njësia administrative (Rajoni)
-
Kopje të kartës së indentitetit Kopje të librezës së pagesës së shërbimit për furnizimin me ujë, në të cilën vertetohet pagesa periodike e taksës së pastrimit.
4. Aktet që duhet të paraqiten për pagesën e qirasë së truallit nën objekt, të ndërtesave të privatizuara dhe të ndërtesave të ndërtuara në bazë të lejeve të ndërtimit.
Kërkesë me shkrim për pagesë qiraje trualli.
-
Vërtetim hipotekor, kartelën e pasurisë, apo certifikatën e pronësisë, të noterizuar, për objektin që ka në pronësi, të lëshuar nga ZVRPP si dhe hartën treguese të pasurive të paluajtshme
-
Kopjen e noterizuar të kontratës së shitjes së objektit lëshuar nga ish – Agjencia Kombëtare e Privatizimit, (bashkelidhur praktiken)
-
Kopjen e noterizuar të lejes së ndërtimit, si dhe genplanin e miratuar sipas lejes së ndërtimit
-
Deklaratën noteriale, që vërteton se nuk ka proces gjyqësor për objektin që ka në pronësi dhe truallin përkatës që kërkohet të bëhet pagesa e qirasë.
5. Dokumentet që duhet të paraqiten për tërheqjen e vërtetimit të konfirmimit të kufitarit në rastet kur pasuria rezulton të jetë në pronësi apo administrim të Bashkisë Vau Dejes.
-
Kërkesë me shkrim
-
Plan – rilevim
-
Hartë e vitit 1962