Procedura e marrjes dhe shqyrtimit komenteve dhe rekomandimeve
Procedura e marrjes dhe shqyrtimit komenteve dhe rekomandimeve
Në mbështjetje të nenit 15, të ligjit ne.146/2014 “Për njoftimin dhe konsultimin publik”, palëve të interesuara për të marrë pjesë në konsultimin publik, u jepet kohë e arsyeshme për të dhënë komentet dhe rekomandimiet e tyre:
•brenda 20 ditëve pune nga data e njoftimit për proçesin e njoftimit paraprak
•brenda 20 ditëve pune nga data e njoftimit për proçesin e njoftimit e të konsultimit publik
•për akte të rëndësishme afati zgjatet deri në 40 ditë.
Palët e interesuara, komentet dhe rekomandimet e tyre mund ti dërgojnë në info@vaudejes.gov.al , ose me postë në adresën Bashkia Vaudejes, rruga “Qafa e Gurit”, Vau Dejes.
Komentet dhe rekomandimet, grumbudhohen nga koordinatori i njoftimit dhe konsultimit publik, në mënyrë të strukturuar dhe transparente. Shqyrtimi i tyre, kryhet nga bashkia, e cila vendos për pranimin ose refuzimin e rekomandimeve. Nëse rekomandimet nuk janë pranuar, bashkia paraqet një përmbledhje të arsyeve të mospranimit.