Projekt vendimet e mbledhjes së Këshillit Bashkiak Vau Dejës me datë 23.12.2024

1.Miratimi i procesverbalit të mbledhjes datë 27.11.2024 dhe informacion për VKB-të e marra në këtë mbledhje.

2.Projekt vendim mbi dhënien e ndihmës ekonomike nga fondi i kushtëzuar për muajin Nëntor 2024.

3.Projekt Vendim “Për miratimin e nivelit të pagave për funksionaret e zgjedhur e të emëruar,nëpunesit civil dhe punonjësit administrativ të Bashkisë Vau Dejës për vitin 2025”.

4.Projekt Vendim “Për miratimin e Buxhetit të vitit 2025 dhe programit Buxhetor Afatmesëm Përfundimtar 2025-2027, numrin e punonjësve për Bashkinë Vau Dejës”.

5.Projekt Vendim “Për miratimin e kalendarit të përgatitjes së programit buxhetor afatmesëm 2026-2028 dhe buxhetit vjetor 2026”.

6.Projekt Vendim “Për miratimin e projekteve prioritare të investimeve në Bashkinë Vau Dejës për vitin buxhetor 2025”.

7.Projekt vendim për lënien në fuqi të Vkb Vau Dejës nr.71 datë 26.11.2020”Për miratimin e taksave dhe tarifave vendore për vitin 2021” i ndryshuar me VKB nr.64 datë 26.11.2021, lënë në fuqi me VKB nr.78 datë 30.11.2022 dhe ndryshuar me Vkb nr.84 datë 30.11.2023.

8.Projekt vendim për lënie në fuqi të nivelit të gjobave sipas VKB nr.65 datë 26.11.2021 “Për vendosje gjobash për shkeljet që përbëjnë kundravajtje administrative për vitin 2022” lënë në fuqi me Vkb nr.79 datë 30.11.2022 dhe Vkb nr.85 datë 30.11.2023 në Bashkinë Vau Dejës.

9.Projekt Vendim “Për miratimin e Aktiviteteve të Këshillit Bashkiak Vau Dejës për vitin 2025”.

10.Projekt Vendim “Për Miratimin e dhënies së bursës për vitin e parë, në shkollat e arsimit të mesëm profesional, për vitin 2024-2025’.

11.Projekt Vendim “Për Miratimin e dhënies së bursës së plotë për vitin e dytë e lart, në shkollat e arsimit të mesëm profesional, për vitin 2024-2025’.

12.Projekt vendim për miratimin e listes emërore përfundimtare të familjeve përfituese në programin “Përmirësimi infrastruktures, kryesisht në zona informale që janë në proces legalizimi si dhe zona banimi me mungesë shërbimesh si ujësjellës, kanalizime, ose ku këto shërbime janë të papërshtatshme”për zonen e Mjedës.

13.Projekt vendim për vazhdimësinë dhe vleren e përfitimit për Z.Ndrec Tanushi dhe Z.Ardjan Lekaj në programin e strehimit “subvencionit të qirasë në tregun e lirë”

14.Projekt vendim për miratimin paraprak të planit të mbarështimit të ekonomive pyjore Karmë dhe Shosh 2 në administrim të Bashkisë Vau Dejës.

15.Projekt vendim mbi dhënien e ndihmës financiare të menjëhershme familjes së shtetasit Gezim Osman Mahmutaj i dëmtuar nga zjarri me datë 26.10.2024, banorë i Bashkisë Vau Dejës.

16. Projekt vendim mbi dhënien e ndihmës financiare të menjëhershme familjes së shtetasit Arben Ceko Et’hemi i dëmtuar nga zjarri me datë 05.11.2024, banorë i Bashkisë Vau Dejës.