Projekt vendimet e mbledhjes së Këshillit Bashkiak Vau Dejës me datë 27.01.2025

1.Miratimi i procesverbalit të mbledhjes datë 23.12.2024 dhe informacion për VKB-të e marra në këtë mbledhje.

2.Projekt vendim për miratimin e kritereve për familjet në nevojë që do trajtohen me ndihmë ekonomike duke përdorur deri në 6 % të fondit të ndihmës ekonomike për vitin 2025.

3.Projekt vendim mbi dhënien e ndihmës ekonomike nga fondi i kushtëzuar për muajin Dhjetor 2024.

4.Projekt vendim për rishikim të Vkb nr.87 datë 23.12.2024 për shtyrjen e afatit të Vkb Vau Dejës nr.71 datë 26.11.2020”Për miratimin e taksave dhe tarifave vendore për vitin 2021” i ndryshuar me VKB nr.64 datë 26.11.2021, lënë në fuqi me VKB nr.78 datë 30.11.2022 dhe ndryshuar me Vkb nr.84 datë 30.11.2023, në shprehjen e ligjshmërisë nga Institucioni Prefektit Qarkut me nr.863/1 prot. datë 06.01.2025, me ndryshimet përkatëse sipas sugjerimeve të ardhura me  shkresen nr.45/2 prot. datë 09.08.2024 të Drejtorisë së Përgjithshme të Takses së Pasurisë(Drejtoria Metodologjisë dhe Ligjore) Tiranë.

5.Projekt vendim për miratimin e shtesë plani në buxhetin e Bashkisë Vau Dejës të miratuar me Vkb nr.84 datë 23.12.2024 “Për miratimin e Buxhetit të vitit 2025 dhe Programit Buxhetor Afatmesëm Përfundimtar 2025-2027, numrin e punonjësve për Bashkinë Vau Dejës”.

6.Projekt vendim për rishqyrtim i Vkb nr.95/2024 mbi “Dhënien e ndihmës financiare të menjëhershme familjes së shtetasit Gezim Osman Mahmutaj i dëmtuar nga zjarri me datë 26.10.2024, banorë i Bashkisë Vau Dejës”.

7.Projekt vendim për rishqyrtim i Vkb nr.96/2024 mbi “Dhënien e ndihmës financiare të menjëhershme familjes së shtetasit Arben  Ceko Et’hemi i dëmtuar nga zjarri me datë 05.11.2024, banorë i Bashkisë Vau Dejës”

8.Projekt vendim mbi dhënien e ndihmës financiare të menjëhershme familjes së shtetases Mandalina Mark Dragusha e dëmtuar nga zjarri me datë 13.12.2024, banorë i Bashkisë Vau Dejës.

9.Projekt vendim për miratimin e listës së ngastrave /nëngastrave të gatshme për dhënie në përdorim për vitin 2025.

10.Projekt vendim për miratimin e listës së kullotave të gatëshme për kullotje dhe kositje Bari dhe e pyjeve që kulloten për vitin 2025.