Këshilli BashkiakKëshilli dhe anëtarët e Këshillit Procesi Vendimmarrës i Këshillit Rregjistrat e Këshillit Bashkiak Llogaridhënia dhe Performanca Të reja nga Këshilli Bashkiak Projekt vendimet e mbledhjes së Këshillit Bashkiak Vau Dejës me datë 27.02.2024 1.Projekt vendim për miratimin e dorëheqjes së anëtarit të Këshillit Bashkiak Vau Dejës. 2.Projekt vendim mbi dhënien e ndihmës ekonomike nga fondi i kushtëzuar për muajin Janar 2024. 3.Projekt vendim për miratimin e shtesë plani në buxhetin e Bashkisë Vau Dejës të miratuar me VKB nr.91 datë 21.12.2023” Per miratimin e Buxhetit të vitit 2024 dhe PBA përfundimtarë 2024-2026, numrin e punonjësve të Bashkisë Vau Dejës”. 4.Projekt vendim për dhënien e shtesës mbi pagë për punë të vështira e të dëmshme për shëndetin e punonjësve për vitin buxhetor 2024. 5.Projekt vendim për rishikim Vkb nr.99 datë 21.12.2023 “ Dhënie në përdorim me afat deri në 9 vjet siperfaqen pyjore prej 67.935 ha “ Për park fotovoltaik “, ( stacionet, objektet perkatëse etj) në ekonominë pyjore Drin, Gjader, Kirë për shkak të ndryshimit të afatit nga “deri në 9 vjet” në “ deri në 10 vjet” dhe zvogëlimit të sipërfaqes nga 67.935 ha në 61.229 ha. 6.Projekt vendim për rishikim Vkb nr.100 datë 21.12.2023 “ Dhënie në përdorim me afat deri në 9 vjet siperfaqen pyjore prej 10.246 ha “ Për park fotovoltaik “, ( stacionet, objektet perkatëse etj) në ekonominë pyjore Drin, Gjader, Kirë për shkak të ndryshimit të afatit nga “deri në 9 vjet” në “ deri në 10 vjet”. 7.Projekt vendim për dhënien me afat 9 vjet siperfaqen prej 0.6234 ha “ Për agropylltari në ekonominë pyjore Drin Gjader Kirë”. 8.Projekt vendim për dhënien me qira për antenë të telefonisë celulare One Albania të sipërfaqes prej 0.0205 ha dhe për rrugë kalimi 0.4 km nga prona fond “Pyll cungishte” në ngastren nr.131/a në ekonominë pyjore Shllak 1”. 9.Projekt vendim për dhënien me qira për antenë të telefonisë celulare One Albania të sipërfaqes prej 0.03 ha dhe për rrugë kalimi 0.311 km nga prona fond “Bimësi pyjore” në ngastren nr.15b në ekonominë pyjore Bushat Bërdicë”. 10.Projekt vendim për rishqyrtim vendimi nr.9 datë 26.01.2024 për dhënien në përdorim me afat deri në 9 vjet siperfaqen pyjore prej 0.6012 ha “ për agropylltari në ekonominë pyjore Drin, Gjader, Kirë për shkak të saktesimit të vendndodhjes së siperfaqes që do të jepet në përdorim me basenin ujor. 11.Raport mbi punën e Këshillit të Bashkisë për 12 mujorin e vitit 2023. 12.Të ndryshme.