Këshilli BashkiakKëshilli dhe anëtarët e Këshillit Procesi Vendimmarrës i Këshillit Rregjistrat e Këshillit Bashkiak Llogaridhënia dhe Performanca Të reja nga Këshilli Bashkiak Projekt vendimet e mbledhjes së Këshillit Bashkiak Vau Dejës me datë 28.04.2023 1.Projekt vendim mbi dhënien e ndihmës ekonomike nga fondi i kushtëzuar për muajin Mars 2023. 2.Projekt vendim për ngritjen e komisionit të strehimit. 3.Projekt vendim për miratimin e vlerës maksimale të subvencionit të qirasë në tregun e lirë për vitin 2023, për familjet që përfitojnë subvencionin e qirasë në tregun e lirë, sipas strukturave përkatëse të banesave. 4.Projekt vendim për pranimin e të moshuares Znj.Mri Ndoci në Qendren e Përkujdesit Rezidencial për të moshuarit “Besa Barbullush”. 5.Projekt vendim për pranimin e të moshuares Znj.Gjelinë Toma në Qendren e Përkujdesit Rezidencial për të moshuarit “Besa Barbullush”. 6.Projekt vendim mbi dhënien e ndihmës financiare familjes së shtetasit Faik Dan Shegaj i dëmtuar nga djegia e banesës me datë 22.03.2023, banorë i Bashkisë Vau Dejes. 7.Projekt vendim për dhënie pëlqimi në parim për dhënien në përdorim, të sipërfaqes prej 31.028428 ha, pjesë e pasurisë nr.736 dhe nr.738, Zk nr.3769, e llojit “ Kullotë “,( Livadh ) në fshatin Vig, Njësia Administrative Vig Mnelë, Bashkia Vau Dejes. Fusha e përdorimit të pronës “ Për ndërtim parku fotovoltaik,stacionet, bazamentet dhe objektet përkatëse etj.” 8.Projekt vendim për miratimin e planit të parandalimit dhe shuarjes së zjarreve në pyje dhe kullota për vitin 2023.