Shërbimi për Qytetarët
Përfitim ndihme ekonomike
Lista e dokumentave :
– Çertifikata e gjëndjes familjare me shënimet përkatëse.
– Fotokopje të kartave të identitetit për personat mbi 18 vjeç.
– Vërtetim shkolle për ata që ndjekin arsimin e mesem apo të lartë.
– Vertetim shkolle për fëmijët që ndjekin arsimin 9-vjecar.
– Librezat e vaksinimit për fëmijët.
– Fotokopje e librezës së energjisë elektrike.
– Çertifikatën e pronësisë së tokës ose tapinë e tokës.
– Vërtetim page për personat e punësuar.
– Vërtetim page nga sigurimet shoqërore.
– Vërtetim I vuajtjes së dënimit për personat e ndaluar.
– Urdhërin e menjëhershëm të mbrojtjes për personat që e përfitojnë atë me vendim gjykate.
– Statusin e noterizuar të jetimit lëshuar nga Shërbimi Social Shtetëror.
– Fotokopje të raportit mjeksor për personat me aftësi të kufizuar ose invalid pune.
Afati kohor i dhënies së shërbimit – Aplikimi realizohet nga data 1 deri në datën 10 të çdo muaji. Përgjigja për përfitim të ndihmës ekonomike merret brenda muajit
Vendi : Pranë Njësisë Administrative përkatëse të Bashkisë Vau Dejes
Përfitim pagese për verbërinë
Lista e dokumentave :
1- Lista e dokumentave për përfitim pagesë për verbërinë
* Fletë-drejtimi për KEMP.
* Fletë-dalje spitali.
* Çertifikatë familjare.
* Fotokopje kartë për personat mbi 16 vjec ose çertifikatë me foto për ata nën 16 vjec.
* Kërkese me shkrim për tu trajtuar me ndihmë ekonomike për status paraplegjikë dhe tetraplegjike.
* Foto (për statusin e verbërisë).
* 2 (dy) fotografi për përgatitjen e librezës së verberisë.
2- Kujdestarët për të marrë pagesën paraqesin këto dokumenta:
* Çertifikatë familjare.
* Fotokopje e kartës së identitetit (nqs Kujdestari është jashtë familjes,karta e identitetit do të jetë e noterizuar).
* Raporti mjeko-ligjor, ku theksohet se ai është i aftë për kujdesje.
* Deklaratë noteriale që kujdestari është dakort ti kryejë të gjitha shërbimet dhe i sëmuri është dakort që ky person të jetë kujdestari i tij.
* Kur personat e verbër rikomisionohen, ata në vend të fletës së drejtimit për KEMP dorëzojnë epikrize përcjellëse si dhe dokumentacionin e mësipërm.
* Personat e verbër që e kanë afatin e trajtimit të përhershëm rinovojnë cdo vit dokumentacionin në dosjen e tyre si:
* çertifikatë familjare,
* raportin e kujdestarit, etj
* Dorëzimi i dokumentacionit për përfitimin e rimbursimit të energjisë elektrike.
Afati – Brenda muajit.
Vendi : Pranë Njësisë Administrative përkatëse të Bashkisë Vau Dejes
Përfitim pagese për paraplegjik dhe tetraplegjik
Lista e dokumentave :
1- Dokumentacioni për përfitimin e pagesës paraplegjikë, tetraplegjikë
* Fletë-drejtimi për KEMP
* Fletë-dalje spitali.
* Çertifikatë familjare.
* Fotokopje kartës së identitetit për personat mbi 16 vjeç ose çertifikatë me foto për ata persona nën16 vjec.
* Kërkesë me shkrim për t’u trajtuar me ndihmë ekonomike për status para/tetraplegjikë.
* Foto (për statusin e paraplegjik).
* Fotokopje e noterizuar e statusit.
* Dokumentacioni për përfitimin e energjisë elektrike dhe telefonisë fikse.
2- Dokumentacioni për Kujdestarët:
* Çertifikatë familjare.
* Fotokopje e kartës së identitetit (nëse Kujdestari është jashtë familjes, karta e identitetit do të jetë e noterizuar).
* Raporti mjeko-ligjor, ku theksohet se ai është i aftë për kujdesje.
* Deklaratë noteriale që kujdestari është dakort ti kryejë të gjitha shërbimet dhe i sëmuri është dakort që ky person të jetë kujdestari i tij.
* Të verbërit që e kanë afatin e trajtimit të përhershëm rinovojnë çdo vit dokumentacionin në dosjen e tyre si: çertifikate familjare, raportin e kujdestarit
Afati – Brenda muajit
Vendi : Pranë Njësisë Administrative përkatëse të Bashkisë Vau Dejes
Përfitim pagese për shtesë invaliditeti
Lista e dokumentave :
1- Invalidët e punës që kanë statusin e përhershëm të invaliditetit duhen të paraqesin dokumentat si më poshtë (një herë në vit):
– Kërkesë me shkrim (për invalidet me afat të përhershëm) (çdo vit)
– Çertifikatë familjare (çdo vit)
– Fotokopje kartë identiteti (çdo vit)
– Vërtetimin e KEMPIT (fotokopje) ( paraqitja vetëm njëherë)
– Vërtetimin e SigurimeveShoqërore sipas kategorisë së semundjes (vetëm një herë)
2- Invalidet e punës që rikomisionohen çdo vit paraqesin:
– Kërkese me shkrim (për invalidet me afat të përhershëm) (çdo vit)
– Çertifikatë familjare (çdo vit)
– Fotokopje kartë identiteti (çdo vit)
– Vertetimin e KEMPIT (fotokopje) (një herë në vit)
– Vërtetimin e Sigurimeve Shoqërore sipas kategorisë së sëmundje (një herë në vit ).
3- Invalidët e punës që rikomisionohen çdo 6 ( gjashtë) muaj paraqesin:
– Kërkese me shkrim (per invalidet me afat të përhershëm) ( çdo 6 muaj)
– Çertifikatë familjare ( çdo 6 muaj)
– Fotokopje kartë identiteti ( çdo 6 muaj)
– Vërtetimin e KEMPIT ( fotokopje) ( çdo 6 muaj)
– Vërtetimin e Sigurimeve Shoqerore sipas kategorisë së sëmundjes (çdo 6 muaj)
Afati – Benda muajit
Vendi : Pranë Njësisë Administrative përkatëse të Bashkisë Vau Dejes
Përfitim pagese për aftësi ndryshe
Lista e dokumentave :
– Kërkesë me shkrim
– Fletë- drejtimi për KEMP.
– Fletë- dalje spitali.
– Çertifikatë familjare.
– Fotokopje kartë për personat mbi 16 vjeç ose çertifikatë me foto për ata nën 16 vjeç.
– Deklaratë me shkrim që nuk ka qënë dhe nuk është i punësuar në sektorin shtetëror apo privat dhe është resident në Shqipëri (Për personat mbi 18 vjeç).
– Vërtetim nga Dega ushtarake për kryerjen ose jo të Shërbimit të detyruar Ushtarak (për meshkujt mbi 18 vjeç).
– Grafi,analiza laboratorike, sipas dignozave përkatëse.
– Vlërësim social-ekonomik nga Qëndra e Shëndetit Mendor.
1- Kujdestarët për të marrë pagesën paraqesin këto dokumenta:
– Çertifikatë familjare.
– Fotokopje e kartës së identitetit (nëse Kujdestari është jashtë familjes, karta e identitetit do të jetë e noterizuar).
– Raporti mjeko-ligjor, ku theksohet se ai është i aftë për kujdesje.
– Deklaratë noteriale që kujdestari është dakort t’i kryejë të gjitha shërbimet dhe i sëmuri është dakort që ky person të jetë kujdestari i tij.
2- Personat e paaftë që e kanë afatin e trajtimit jo të përvitshëm rinovojnë çdo vit dokumentacionin në dosjen e tyre si :
– çertifikatë familjare, raportin e kujdestarit, etj.
– Kur personat e paaftë rikomisjonohen ata në vend të fletës së drejtimit për KEMP dorëzojnë epikrizën përcjellëse si dhe dokumentacionin e mësipërm.
Afati – Benda muajit.
Vendi : Pranë Njësisë Administrative përkatëse të Bashkisë Vau Dejes
Përfitim ndihme ekonomike për shërbim kujdestarie për të mitur
Lista e dokumentave :
1- Dokumentat që duhet të dorëzojnë personat e familjes që ofrojnë shërbim kujdestarie:
* Kërkese me shkrim.
* Çertifikatë të gjendjes familjare dhe fotografi të prindërve.
* Dëshmi penaliteti për anëtarët e familjes mbi 14 vjeç.
* Raportin mjeko-ligjor që vërteton se prindërit e familjës kujdestari e janë të aftë fizikisht dhe mendërisht.
* Vërtetim të lëshuar nga qëndra e punës apo organet e tatim –taksave , mbi të ardhurat që kanë nga punësimi/vetëpunësimi prindërit dhe anëtarët e familjes.
* Dëftesë të shkollës për fëmijët e familjes kërkuese të cilët janë duke ndjekur shkollën/studimet.
* Referenca për familjen nga 2 persona (njëri prej të cilëve duhet të jetë përfaqësues i komunitetit në të cilën familja jeton).
2- Dokumenta të të miturit, të cilit i ofrohet shërbim kujdestarie:
* Çerifikatë personale e fëmijës me fotografi.
* 4 fotografi të fëmijes në këmbë.
* Çertifikatën familjare.
* Raportin mjeko-ligjor për gjendjen shëndetësore dhe psikike të fëmijës.
* Kopje të fletores së fëmijës për vaksinimet e kryera.
* Dëftesën shkollore për fëmijën, nëse fëmija frekuenton një të tillë.
* Vërtetim nga institucioni i përkujdesit shoqëror, nëse fëmija përfiton vërtetim mbi të ardhurat financiare të prindërve biologjikë.
* Vendimin e Gjykatës për marrjen në kujdestari nga familja aplikuese kujdestare.
* Raportet mbi takimet fillestare të fëmijëve dhe familjes.
* Planin individual të ofrimit të shërbimit të kujdestarisë.
* Fotokopje kartë për personat mbi 16 vjeç ose çertificatë me foto për ata nën 16 vjeç.
Afati – Brenda muajit
Vendi : Pranë Njësisë Administrative përkatëse të Bashkisë Vau Dejes
Përfitim pranimi I personave me aftësi ndryshe në institucionet rezidenciale
Lista e dokumentave :
– Kartë Identiteti
Afati kohor i dhënies së shërbimit – 7 ditë
Vendi : Pranë Njësisë Administrative përkatëse të Bashkisë Vau Dejes
Përfitim pranimi I personave të moshuar në institucionet rezidenciale ditore
Lista e dokumentave :
– Kërkesa e qytetarit në zyrën e Ndihmës Ekonomike
– Vlerësimi social –ekonomik i personit të moshuar
Afati kohor i dhënies së shërbimit – 7 ditë
Vendi : Pranë Njësisë Administrative përkatëse të Bashkisë Vau Dejes
Pajisje me vërtetim të të ardhurave ekonomike
Lista e dokumentave :
– Çertifikatë Familjare.
– Vërtetim të lëshuar nga Zyra Vendore e Rregjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Tirane.
– Vërtetim të lëshuarnga Zyra Vendore e Rregjistrimit të Pasurive të Paluajtshme nga ka ardhur .
– Vërtetim të lëshuar nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore Tiranë.
– Vërtetimit të lëshuar nga Drejtoria Rajonale Tatimore Tiranë.
– Vërtetimi i lëshuar nga Qëndra e Punës.
– Vërtetimi i lëshuar nga shkolla.
– Vërtetim të lëshuar nga Zyra Rajonale e Punësimit Tiranë.
– Vërtetim administratori. Afati– 10 ditë.
Vendi : Pranë Njësisë Administrative përkatëse të Bashkisë Vau Dejes
Pajisje me vërtetim për takim në burg
Lista e dokumentave :
– Dokument identifikimi të kërkuesit
– Çertifikatë Familjare e kërkuesit
– Çertifikatë Familjare e personit që vuan dënimin në një nga institucionet e dënimit brenda – territorit të Republikës së Shqipërisë /Jashtë territorit të Republikës së Shqipëriesë.
A. Për personat që duhet t’i vërtetohet lidhja më e largët
– Çertifikatë trungu
Afati kohor i dhënies së shërbimit – 10 ditë
Vendi : Pranë Njësisë Administrative përkatëse të Bashkisë Vau Dejes
Përfitim kompensimi të energjisë elektrike të kategorisë se Para/ Tetraplegjikëve dhe të Verbërve
Lista e dokumentave :
– Fotokopje të Kartës së Identitetit
-Çertifikatë Familjare
– Fotokopje të Librezës së Para/Tetraplegjikëve (Verbërisë) lëshuar nga SHSSH (Shërbimi Social Shtetëror) ose fotokopje të Vendimit të KMCAP
– Fotokopje e Librezës së Energjisë Elektrike që vërteton se nuk ka detyrime të papaguara.
Afati – 1 muaj
Vendi : Pranë Njësisë Administrative përkatëse të Bashkisë Vau Dejes
Pajisje me vërtetim banimi jashtë kufirit shqiptar
Lista e dokumentave :
– Dokument identifikimi të kërkuesit
– Çertifikatë personale
– Vertetim N/Administratori
– Dokument që vërteton se jeton jashtë shtetit
Afati – 7 ditë
Vendi : Pranë Njësisë Administrative përkatëse të Bashkisë Vau Dejes
Përfitimi I shpërblimit të lindjes
Lista e dokumentave :
– Kartë Identiteti
Afati kohor i dhënies së shërbimit – Pa përcaktuar. Pas ardhjes së fondit dhe përgatitjes së borderove nga sektori i finances bëhet lajmerimi.
Vendi : Pranë Sektorit të Komunikimit dhe Pritjes së Qytetarëve në Bashkinë Vau Dejes