Home 9 Standartet dhe proçedurat për të bërë kërkesë për informim
Bashkia Vau Dejes
Standartet dhe proçedurat për të bërë kërkesë për informim

Standartet dhe procedurat për të bërë kërkesë për informim


Kërkesa për informim bëhet me shkrim dhe dërgohet dorazi pranë Zyrës së Integruar me Një Ndalesë, me postë në adresën: Bashkia Vau Dejes ,Rruga” Qafa e Gurit” Vau Dejës, me postë elektronike në adresën:  mersilda.meti@vaudejes.gov.al ose info@vaudejes.gov.al ose me anë të portalit “Pyetshtetin.al” , duke paraqitur saktë identitetin e kërkuesit dhe nënshkrimin e tij.

Kërkesa për informim duhet të përmbajë:
1. emrin dhe mbiemrin e kërkuesit;
2. adresën postare ose elektronike ku kërkohet të dërgohet informacioni;
3. përshkrimin e informacionit që kërkohet;
4. formatin në të cilin preferohet informacioni;
5. çdo të dhënë që kërkuesi gjykon se mund të ndihmojë në identifikimin e informacionit të kërkuar;