Home 9 Aktivitete 9 Tetori – Muaj i Luftes Kunder Trafikimit te Qenieve Njerzore!

Tetori – Muaj i Luftes Kunder Trafikimit te Qenieve Njerzore!

08/10/2019 | Aktivitete

‘Behu Zeri Im Ne Cdo Moment Te Jetes’
A është trafikimi i personave fenomen shqetësues për komunitetin tonë?

Sëbashku me nxënës dhe prindër të shkollës 9 vjeçare “Mark Çuni”, Bushat, adresuam këtë formë të krimit të organizuar përmes informacionit, nxitjes së debatit dhe krijimtarisë artistike me pjesëmarrjen e aktorëve lokal, partnerëve dhe bashkëpunëtorëve në Bashkinë Vau Dejës.

Nën kujdesin e sektorit te sherbmit Social Bashkia Vau Dejes,nen mbeshtetjen e organizates “Gruaja tek Gruaja”, Psikologut të shkollës dhe në një bashkëpunim me shkollën 9 – vjecare “Mark Cuni”, takimi u fokusua mbi problematikat dhe sfidat e përditshme në identifikimin dhe referimin e rasteve të trafikimit.

Të rinjtë e kësaj shkolle kontribuan duke dramatizuar dhe inskenuar një lojë teatrale që subjekt të saj kishte trafikimin e qënieve njerëzore si dhe prezantuan punimet e realizuara në pikturë mbi perceptimin e tyre për fenomenin e trafikimit.

Krahas kësaj psikologu i shkollës shfaqi për të pranishmit një film me metrazh të shkurtër duke nxitur tek të rinjtë diskutime si dhe njëherazi duke dhënë informacion mbi shërbimet që ofrohen për gra e vajza, viktima të trafikimit.