“Po sikur të më ndodhë mua?!”
Në vazhdën e një sërë aktivitetesh ndërgjegjësuese që po realizohen gjatë muajit antitrafikim zhvilluam punëtorinë me temë: “Po sikur të më ndodhë mua?!” me pjesëmarrjen e 25 të rinjve të Gjimnazit “Mons.Luçjan Augustini” Vau Dejës.
Me mbështetjen te organizates Gruaja tek Gruaja, Shkoder informuam të rinjtë mbi metodat e rekrutimit, dhe informuam ata si duhet te mbrohen nga trafikantët potencialë. Në vijim të angazhimit të të rinjve një fokus të vecantë të takimit mori edhe njohja e situatave potencialisht të rrezikshme për fëmijët, të cilët lehtësisht mund të bien pre e trafikantëve.
Nën mentorimin e “Gruaja tek Gruaja” si dhe specialistit të Njësisë së Mbrojtjes së Fëmijëve, pranë Bashkisë Vau Dejës, të rinjtë u inkurajuan të diskutonin mbi trafikimin e fëmijëve, duke u nxitur edhe nga histori reale të rastit trafikimit të fëmijëve si dhe duke shprehur artistikisht mesazhe kundër trafikimit të personave.

