Home 9 Muzeume 9 Varreza e Lashtë e Komanit

Varreza e Lashtë e Komanit

08/10/2025 | Muzeume

Nekropoli merr emrin nga ai i fshatit ku ndodhet të Njësisë Administrative Temal dhe është shpallur Monument Kulture i kategorisë së I që në vitin 1973. Për nga rëndësia arkeologjike dhe të dhënat e përftuara nga gërmimet në kohë të ndryshe njihet dhe si Kultura e Komanit.

Ajo shtrihet në një kodër të lartë 586 m në pjesën më të butë të saj me drejtimin Lindje -Perendim. Ka një sipëfaqe prej 1 ha dhe deri me sot janë gërmuar dhe dal në drite mbi 150 varre. Kjo varreze u gërmua për herë të parë në vitin 1898 nga Degrand e me pas ne 1902 nga Han dhe T.Ippen. Ndërkohë, fushata të gjëra gërmimesh nga arkeologe shqiptar janë zhvilluar gjatë viteve 1956,1962,1978-1979,1986 që kanë vazhduar dhe në vitet e fundit.

Në bazë të gjetjeve, inventarëve të varreve dhe studimeve, kjo varreze daton mes shekullit VI-IX. Shpërndarja gjeografike, tipologjia, inventari dhe kronologjia e njëjtë e këtyre varrezave i ka shtyrë studiuesit të identifikojnë në to kulturën e hershme mesjetare shqiptare, të quajtur “Kultura e Komanit” (shekulli VI-VIII).

Tipologjia e varreve, orientimi i tyre, inventari i armëve, i veglave të punës dhe i stolive, me praninë e elementëve të shumtë të simbolikës ilire, e lidhin “Kulturën e Komanit” me të kaluarën ilire të këtyre trojeve dhe me banorët e lashtë të tyre, ilirët. Ndërkohë që në shumë nga stolitë e gjetura në varreze e “Kulturës së Komanit” dallohet qartë mbijetesa e motiveve pagane (p.sh. disku diellor), prania edhe e motiveve kristiane dëshmon se bartësit e “Kulturës së Komanit” ishin të besimit të krishterë.

Në shekekullin e VI-VIII, krishterimi i përhapur nga qendrat urbane, si Durrësi, Shkodra, Ohri etj, kishte mundur të depërtonte edhe në zonat e brendshme rurale, ku dëshmohet “Kultura e Komanit”. “Kultura e Komanit”, qoftë në trashëgiminë e saj të kulturës së lashtë ilire, qoftë me elementet e reja të periudhës së hershme bizantine, e në fund me shenjat e qarta të besimit të krishterë, është specifike për hapësirën ku dëshmohen shqiptarët në mesjetë. Ajo i dallon në mënyrë të qartë, bartësit e saj, shqiptarët, nga fqinjët e tyre të rinj e të vjetër, sllavët e grekët.