1.Miratimi i procesverbalit të mbledhjes datë 26.11.2025 dhe informacion për VKB-të e marra në këtë mbledhje.
2.Projekt vendim mbi dhënien e ndihmës ekonomike nga fondi i kushtëzuar për muajin Nëntor 2025.
3.Projekt Vendim “Për miratimin e nivelit të pagave për funksionaret e zgjedhur e të emëruar,nëpunesit civil dhe punonjësit administrativ të Bashkisë Vau Dejës për vitin 2026”.
4.Projekt Vendim “Për miratimin e Buxhetit të vitit 2026 dhe programit Buxhetor Afatmesëm Përfundimtar 2026-2028, numrin e punonjësve për Bashkinë Vau Dejës”
5.Projekt Vendim “Për miratimin e kalendarit të përgatitjes së programit buxhetor afatmesëm 2026-2028 dhe buxhetit vjetor 2026”
6.Projekt Vendim “Për miratimin e projekteve prioritare të investimeve në Bashkinë Vau Dejës për vitin buxhetor 2026”.
7.Projekt vendim për disa ndryshime dhe sistemime të Vkb nr.03.datë 29.01.2025″Për rishikimin e Vkb nr.87 datë 23.12.2024 për shtyrjen e afatit të Vkb Vau Dejës nr.71 datë 26.11.2020″Për miratimin e taksave dhe tarifave vendore për vitin 2021″ i ndryshuar me VKB nr.64 datë 26.11.2021, lënë në fuqi me VKB nr.78 datë 30.11.2022 dhe ndryshuar
me Vkb nr.84 datë 30.11.2023, dhe sipas sugjerimeve të ardhura me shkresen nr.46/4 prot. datë 02.06.2025 Drejtorisë së Përgjithshme të Taksave së Pasurisë(Drejtoria e Metodologjisë dhe ligjore) Tiranë.
8.Projekt vendim për lënie në fuqi të nivelit të gjobave sipas VKB nr.65 datë 26.11.2021 “Për vendosje gjobash për shkeljet që përbëjnë kundravajtje administrative për vitin 2022” lënë në fuqi me Vkb nr.79 datë 30.11.2022 dhe Vkb nr.85 datë 30.11.2023, Vkb Nr.88 datë23.12.2024 në Bashkinë Vau Dejës.
9.Projekt Vendim “Për miratimin e Aktiviteteve të Këshillit Bashkiak Vau Dejës për vitin 2026”.
10.Projekt Vendim “Për Miratimin e dhënies së bursës për vitin e parë, në shkollat e arsimit të mesëm profesional, për vitin 2025-2026.
11.Projekt Vendim “Për Miratimin e dhënies së bursës së plotë për vitin e dytë e lart, në shkollat e arsimit të mesëm profesional, për vitin 2025-2026′.
12.Projekt vendim”Për një ndryshim në VKB Nr.73, datë 27.09.2024 për “Miratimin
Marrëveshjes së Bashkëpunimit Nr.10860/1 Prot, Datë 13.09.2024, Për Caktimin e Rregullave të Bashkëpunimit, Ndërveprimit dhe Koordinimit Midis Ashk-së dhe Bashkisë Vau Dejës në Kuadër të Proceseve të Papërfunduara për Legalizimin e Ndërtimeve pa Leje”
13.Projekt vendim për miratimin e rregullores të komisionit këshillimor “Për titujt vendor të nderit, kriteret,dhe proceduren e dhënies së tyre si dhe emërtimin e rrugëve, shesheve, territoreve, institucioneve dhe objekteve në juridiksionin e Bashkisë Vau Dejës”.
14.Projekt vendim “Për krijimin e këshillit vendor të sigurisë publike në Bashkinë Vau Dejës dhe miratimin e rregullores për organizimin dhe funksionimin e tij”
15.Projekt vendim për dhënien në përdorim me afat 10 vjeçar sipërfaqen pyjore prej 3.253 ha “Për aerogjenerator (stacionet, objektet përkatëse etj) dhe 6 km e 338 m rrugë për tu lidhur me sipërfaqen që do të jepet në përdorim në ekonominë pyjore Gomsiqe dhe Karmë
16.Projekt vendim “Për miratimin e rinovimit të kontratës së qirasë me nr 1460 prot, datë 16.03.2022, lidhur mes Bashkisë Vau Dejës dhe shoqërisë AlbTelecom sh.a), (sot “ONE Albania sh.a”), për sipërfaqen prej 150 m2, pjesë e pasurisë nr 663, Zk nr 2708, e llojit “Truall”, në fshatin Mnelë, Bashkia Vau Dejës. Fusha e përdorimit të pronës: “Për
ushtrimin e veprimtarisë së antenave të transmetimit të telefonisë celulare të shoqërisë “ONE Albania sh.a”.
17.Projekt vendim mbi dhënien e ndihmës finaciare të menjëhershme familjeve që janë dëmtuar nga përmbytjet me datë 26.10.2025, banorë të Bashkisë Vau Dejës
18.Raporti performances