1.Miratimi i procesverbalit të mbledhjes datë 28.08.2026 si dhe informacion për VKB-të e marra në këtë mbledhje.
2.Projekt vendim mbi dhënien e ndihmës ekonomike nga fondi i kushtëzuar për muajin Gusht 2026.
3.Projekt vendim për ndryshimin e Vkb nr.74 datë 23.12.2025 “Miratimin e Buxhetit të vitit 2026 dhe programit Buxhetor Afatmesëm Përfundimtar 2026-2028, numrin e punonjësve për Bashkinë Vau Dejës”.
4.Projekt vendim për miratimin e sëubvencionit të qirasë dhe vleren e përfitimit për Znj.Valentina Kola në programin e strehimit “Subvencioni i qirasë në tregun e lirë”
5. Projekt vendim mbi “Dhënien e ndihmës financiare të menjëhershme familjes së shtetasit Arben Pal Daja i dëmtuar nga zjarri me dt.08.08.2026 banorë i Bashkisë Vau-Dejës
6.Projekt vendim për miratimin e dokumentit të vlerësimit të riskut nga fatkeqësitë në nivel vendorë, Bashkia Vau Dejës.
7.Projekt vendim për miratimin në parim të projekt ligjit dhe relacionit shoqërues për ndarjen administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes vendore në Republiken e Shqipërisë.
8.Projekt vendim për krijimin e shoqërisë “Zadrima Green” sh.a si person juridik dhe akteve të themelimit.
9.Projekt vendim për krijimin e shoqërisë së Bashkëpunimit Bujqësorë (SHBB) si person juridik dhe miratimin e akteve të themelimit.
10.Projekt vendim për dhënie pëlqimi në parim për dhënie në përdorim me anë të konkurrimit të sipërfaqes prej 10.62 ha, pjesë të pasurisë nr.554, Zk 2708 dhe të pasurisë nr.376, Zk nr.3769,е llojit “Livadh”, në fshatin Vig, Nj.A. Vig Mnelë, Bashkia Vau Dejës.Fusha e përdorimit të pronës “Për ndërtim parku fotovoltaik(stacionet,bazamentet dhe objektet perkatese etj.)
11.Projekt vendim për miratimin në parim, dhënie në përdorim me anë të konkurrimit me afat deri në 10 vjet, të sipërfaqes prej 0.5 ha, pjese e pasurisë nr.546/4, Zk nr.3506, e llojit “Pa fryt”, fshati Stajkë, Nj.A.Bushat, Bashkia Vau Dejës.Fusha e përdorimit të pronës “Për veprimtari në fushen e blegtorisë”.
12.Projekt vendim për dhënien në përdorim me afat 10 vjeçar të sipërfaqes pyjore prej 2.1 ha në ngastren nr.14 në ekonominë pyjore Drin Gjader Kirë për qëllime pushimi, argëtimi, për veprimtari turistike, kampingje (kënde lojërash,shëndetësore, shoqërore dhe mjedise sportive, shplodhëse, kulturore etj.)