Home 9 Projekt Vendim 9 Projekt Vendime Nëntor 2026

Projekt Vendime Nëntor 2026

20/11/2026

1.Miratimi i procesverbalit të mbledhjes datë 29.10.2026 si dhe informacion për VKB-të e marra në këtë mbledhje.

2.Projekt vendim për Miratimin e mandatit të anëtarit të Këshillit të Bashkisë Vau Dejës Z. Frano Dedë Ndoja

3.. Projekt vendim mbi dhënien e ndihmës ekonomike nga fondi i kushtëzuar për muajin Tetorë 2026.

4.Projekt vendim për dhënien në përdorim me afat 10 vjecar të sipërfaqen pyjore prej 0.996 ha në ngastren nr.13 në ekonomine pyjore Drin Gjader Kirë “Për qëllime pushimi argëtimi, për veprimtari turistike kampingje (kënde lojrash, shëndetsore, shoqërore dhe mjediseSportive,shplodhëse, kulturore etj.”), me anë të konkurimit Publik.

5.Projekt vendim për dhënien në përdorim me afat 10 vjeçar sipërfaqen pyjore prej 0.5322 ha për objekte ndihmese ne siperfaqe ne funksion te aquakultures,perdorim rruge dhe linje elektrike në ekonomitë pyjore Gomsiqe me konkurim publik.

6.Projekt vendim për miratimin e dhënies në përdorimit të pasurive të paluajtshme shtetërore pyje dhe kullota, subjektit KIRAÇ Gren Energy sipas gjurmës së projektit të miratuar që bie në territorin e Bashkise Vau Dejës dhe raportit teknik për zhvillimin e projektit “parku i integruar eolik dhe fotovoltaik Kirac”, me statusin e “investitorit strategjik”

7.Projekt vendim për miratimin e njohjes si posedues jopranarë për aplikimet e bëra në disa zona të miratuara me VKM nr.780 datë 19.12.2025 “Për shpalljen e disa zonave me përparësi zhvillimin е ekonomisë malore në Bashkinë Vau Dejës.

8.Projekt vendim për miratimin e kërkesës për transferimin në pronësi të pasurisë Nr.15, Zk.2975, nga pronar Shtetin tek Bashkia Vau Dejës.

9.Projekt vendim për vazhdimësinë dhe vleren e përfitimit për Znj.Gjovana Marku(Peci) dhe Z.Afrim Marku në programin e strehimit “Subvencioni i qirasë në tregun e lirë”

10.Të ndryshme.